Skip to content

“Revolucion”/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, pas bllokimit të efektivëve kalojnë rrugën dhe vijojnë marshimin: Rama jepe dorëheqjen

protestaaaaaaaa marshiii policiaaa

Ka vijuar edhe sot protesta e 119-të e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje për revolucion dhe ndryshim politik.

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes së tyre, ata u ndalën pranë zonës së Liqenit Artificial, ku u përballën me një kordon policie.

Efektivët ishin pozicionuar në rrugë, ndër të tjera edhe për shkak të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”. Pas vijimit të marshimit u përballëb sërish me kordonin e policisë të cilën këtë herë arritën ta kalojnë dhe vijuan marshimin e tyre.

Protesta vijon me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë të dalin në rrugë dhe t’u bëjnë thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës.