Skip to content

Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

EDI RAMA 2

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë në Shqipëri.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja nga aeroporti JFK i New York-ut mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës do të bëhet publik gjatë paradites së nesërme.

Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe Rama përballet me kërkesat e protestuesve për dorëheqje.