Skip to content

Athine / I vihet flaka lokalit ku u ekzekutua shqiptari Pëllumb Islami/ Banorët në panik

fotia polikatoikia maketa 498 6aba145df35b4


 

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës në një kafene në rrugën “Kastamonis” në zonën Nea Ionia të Athinës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

Flakët e nisura në katin përdhes u përhapën me shpejtësi drejt tre kateve të mësipërme të ndërtesës, duke detyruar banorët të evakuoheshin me urgjencë.

Për shuarjen e flakëve dhe realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit ndërhynë 18 zjarrfikës me pesë automjete si dhe një mjet special me shkallë.

Ekipet e emergjencës arritën të nxirrnin shëndosh e mirë disa qytetarë që kishin mbetur të bllokuar në ballkone apo që po tentonin të kalonin përmes tymit intensiv.
Banorë të zonës dëshmuan se zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm në katin përdhes.

Lokali ku ndodhi ngjarja është i njëjti ambient ku më 22 shkurt të vitit 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të shpërthimit, ndërsa po analizohet nëse ngjarja lidhet me ndonjë defekt teknik si shpërthim bombole gazi apo nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme me prapavijë kriminale.