Skip to content

FOTO/ I kërkuan 100 mijë euro Armand Dukës, kush janë dy të arrestuarit. Dyshohet se vepruan për llogari të mashtruesit të njohur, Florian Gjergji

edison korra dhe orest balla

Edison Korra dhe Orest Balla janë dy të rinjtë e arrestuar gjatë ditës së sotme, gjatë një operacioni policor.

Ata dyshohen për mashtrim, pasi i kanë kërkuar 100 mijë euro kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

Dyshohet se këta persona kanë kërkuar shumën e parave në emër të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Agjentë të infiltruar kanë ndërhyrë, në momentin që do të dorëzoheshin paratë. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar nën urdhrat e mashtruesit të njohur, Florian Gjergji.

Gjergji është një emër i njohur për policinë dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihet në skema mashtrimi.