Skip to content

Zjarr pranë banesave në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

zjarr 1 2

Një zjarr ka rënë në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, në një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe mbeturina, duke rrezikuar zonën e banuar.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe arritën të izolojnë vatrën, duke penguar përhapjen e flakëve drejt banesave.

Nga ngjarja nuk raportohen dëme materiale në zonën e banuar.