Skip to content

Jep dorëheqjen kreu i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ja kush pritet të marrë drejtimin

Ilir Topi largohet nga Fondi i Detyrueshem i Kujdesit Shendetesor 750x375 1

Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas burimeve për gazetaren e News24 Kristina Belba, Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa pritet që në krye të institucionit të emërohet Suela Tavo (Popa). Suela Tavo është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryetarit të Bashkisë Himarë.

Ndryshimi në drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pritet të formalizohet pas procedurave përkatëse.