Taulant Balla ka komentuar për herë të parë dëshmitë e dala nga dosjet e SPAK për skandalin e Vlora Hysenit ku i përfshirë është dhe biznesmeni tashmë i arrestuar, Ergys Agasi. Në dosje, Hyseni fliste me Agasin ku ndër të tjera e informonte dhe për politikën. “Tao, kryetar Kuvendi”, shkruante Hyseni.
“Edhe Sali Berisha kishte bërë një konferencë për shtyp. Më tha djali se unë nuk i ndjek, ai është i fiksuar. Në rastin në fjalë, Berisha dhe ky Ergys Agasi, ka problem me drejtësinë. Nuk komentoj dosjet, drejtësia t’i shkojë deri në fund!”, tha ai.
Balla u pyet për faktin nëse PS ndihen përgjegjësi politike për emërimin e Hysenit në krye të SHISH.
“Ne mbështesim SPAK që të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë maksimalisht punën e 7-8 viteve punë të tyre. Heton rastin në fjalë dhe udhëheqësin e opozitës. Nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorin, ne i garantojmë sportin. Kurrë Edi Rama nuk ka sulmuar drejtësinë. Qëndrimi i zotit Rama, është ai që sapo ju thash; nuk hyjmë kurrë në një dosje, nuk ndërhyjmë te prokurori. Sa i përket arrestimeve pa gjyq….duhet të jetë standard që Shqipërinë mos ta bëjmë delen e zezë për paraburgimet. Edi Rama, kryeministri i këtij vendi, kreu i PS, ka të njëjtin standard, gjithmonë pro drejtësisë. Në vitin 2016 e patë se si erdhën pulat me kokë poshtë dhe votuan reformën në drejtësi.
