Skip to content

Bie nga skela teksa punonte në fasadën e banesës, 55-vjeçari përfundon në spital në Sarandë

qwaserdftgyuh

Një 55-vjeçar është dëmtuar pasditen e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga skela teksa kryente punime në fasadën e një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha”. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet A.A., rreth 55 vjeç, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga skela gjatë punimeve.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, pronari i banesës, shtetasi K.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.