Skip to content

Shpërthimi në Durrës, zbulohen emrat e pronarëve të lokalit ku u vendos tritoli

skenekrimi2

Janë zbuluar emrat e pronarëve të lokalit në Sektor Fllakë të Durrësit, në derën e të cilit shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Bëhet fjalë për shtetasit Ramazan Balla dhe Erjon Balla.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.