Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët shprehet të vendosur se revolta nuk do të ndalet dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.
Protestuesit marshuan në kryeqytet, “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun , “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë marshimit kanë ndezur edhe flakadanë duke i dhënë një tjetër nocion protestës.
Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyen me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë.
