Skip to content

Reforma Territoriale/ Banorët protestë te “Ligjet”, kundërshtojnë shkrirjen e bashkive

protesta 2

Qytetarët janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë që kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga PS.

Protestuesit janë organizuar në Komisionin e Ligjeve, ku edhe pritet të diskutohet për këtë çështje.

Reforma e propozuar është kundërshtuar prej disa kohës. Banorët e Divjakës, gjithashtu kanë kundërshtuar propozimin e PS, duke organizuar ço ditë protesta dhe duke kërkuar që Divjaka të jetë bashki më vete. Edhe disa bashki të tjera kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.