Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në krye të Republikës së Kosovës.
Përmes një reagimi, Begaj shprehet se Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë të jenë bashkë përballë sfidave dhe në rrugëtimin drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj.
