Skip to content

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

1000 0 policia durres

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varëset e floririt 2 shtetasve në rrugë.

Autori i arrestuar është banues në Shkodër. Ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 02.10.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i ka vjedhur me dhunë, nga qafa, varësen e floririt një tjetër shtetaseje.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.  Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.