Skip to content

Kuvendi në “shtetrrethim”/ Protestuesit u hedhin ujë, policia i shtyn dhe përdor spraj lotsjellës

Capture 126

 

Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar sërish me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Gjatë protestës, disa qytetarë u kanë hedhur ujë efektivëve, ndërsa policia ka reaguar duke i shtyrë protestuesit dhe duke përdorur spraj lotsjellës në sasi të konsiderueshme.

Efektivët i kanë shtyrë protestuesit deri pranë selisë së PD.

Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta policie dhe janë vendosur barriera metalike përreth godinës së Kuvendit.