Deputeti i PS Erion Braçe foli në Kuvend në lidhje me Reformën Territoriale, për të cilën pritet të votohet më vonë nga ligjvënësit.
Braçe, i cili u përfol se kundërshtoi projektin gjatë diskutimit brenda grupit të PS, deklaroi se nuk ka patur transparencë efektive për Territorialen dhe se kjo reformë ndryshon jetën e njerëzve në 15 bashki.
Ai shtoi se vendi ka nevojë për reformë dhe jo për harta, ndërsa arsyetoi se të gjitha argumentet e përdorura pro kësaj reforme janë të natyrës ekonomike dhe financiare.
Në fundin e kohës dedikuar fjalës së tij drejtuesja e seancës, Evis Kushi paralajmëroi Braçen, i cili refuzoi të mbyllte fjalën duke ngulmuar se do të fliste edhe pa mikrofon.
