Deputeti socialist Vullnet Sinaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrimin se reforma territoriale nuk është e duhura.
Por, shtoi se sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së dhe aty është marrë vendimi politik, që të votohet reforma territoriale. Kështu, Sinaj theksoi se do të mbajë të njëjtin qëndrim me grupin e Partisë Socialiste.
Pas kësaj, kreu demokrat Sali Berisha shpërtheu në Kuvend. Berisha i tha Sinajt se e hëngri turpin me bukë.
Sali Berisha: Vullnet, dole këtu dhe u ktheve në eunuk. Kjo nuk shkon, fjalim hipokrit mbajte në parlament.
Edhe ti u palose, e hëngre turpin me bukë. Të rroftë pasuria, ku shet produkte, që nga standardet kanë dalë problematike. Emri yt do jetë në shtyllën e turpit.
