Skip to content

Alarm për bombë në mbledhjen e prokurorëve, policia në gatishmëri pas emailit kërcënues

pprokuror 4

Një alarm për bombë është ngritur gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së një emaili kërcënues në adresë të institucioneve.

Sipas informacioneve paraprake, mesazhi përmban kërcënime për vendosjen e një mjeti shpërthyes, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse të sigurisë.

Policia po ndjek situatën dhe pritet të verifikojë përmbajtjen e emailit, si dhe vërtetësinë e pretendimeve për praninë e një mjeti shpërthyes.