Skip to content

Protesta te Kuvendi, arrestohet një person, 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

dd16856a ce6d 4cff 91d7 d9142c436f7c

Nga 8 personat e shoqëruar një ditë më parë pas protestës pranë Kuvendit, policia ka arrestuar vetëm njërin, ndërsa 7 të tjerët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se i arrestuari dyshohet se gjatë protestës ka goditur punonjës të Policisë së Shtetit për shkak të detyrës.

Ndërkohë, për 7 personat e tjerë janë nisur procedurat përkatëse penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e ndodhura gjatë protestës vijojnë.