Skip to content

“Akt flagrant antikombëtar e pengmarrje”/ Berisha: Mandatet e krimit kundër qytetarëve, asgjësuan 15 bashki

5e6122c9 62b9 4b48 9cb7 6a707726b8c4

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat, foli sërish për Reformën Territoriale e cila u miratua me 85 vota pro.

Berisha theksoi se reforma u miratua me mandatet e krimit dhe se asgjësimi i 15 bashkive, është një krim kolektiv.

“Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre.
Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive. Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve.
Theksoj dhe njëherë, për Shqipërinë, një vend me nevojë jetike për zhvillim, njësitë e qeverisjes vendore janë investitorë kryesorë në zonat e komuniteteve.”, tha Berisha.