Skip to content

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale/ Grupi i PS-së kërkon masë ndëshkimore me 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

reofrma

Tensionet e ashpra të regjistruara gjatë seancës plenare ku u diskutua dhe votua Reforma e re Territoriale kanë sjellë reagimin e shumicës parlamentare.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht pranë Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për marrjen e masave më të rrepta disiplinore ndaj dy përfaqësuesve të PD, kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu.

Sipas kërkesës së protokolluar nga mazhoranca, kërkohet përjashtimi i dy deputetëve demokratë me masën prej 60 ditësh nga të gjitha aktivitetet parlamentare, përfshirë punimet në komisionet permanente dhe seancat plenare.