Skip to content

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 134-t kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

Capture 185

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protestuesit u shprehën të vendosur se qëndresa do të vijojë dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për largimin e Ramës. Gjatë tubimit dhe marshimit, qytetarët përsëritën sloganet “Poshtë qeveria”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.

Në pankartat e tyre kishte edhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi politike dhe ligjore.

Protesta e 134-t vjen pas më shumë se katër muajsh tubimesh të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Organizatorët dhe aktivistët kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërkohë, më 13 tetor është paralajmëruar edhe një protestë e studentëve në orën 14:00.