Skip to content

Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit, mjeti në emër të bashkëshortes

makina1

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri.

Mësohet se mjeti, në të cilin është vendosur lënda shpërthyese, është në emër të bashkëshortes së avokatit.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.