Skip to content

Me shkop bejsbolli dhe armë! Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet nga tre persona të maskuar

900 0 1741456299xambulance qtu 639

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, Mirditë, ku mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat dyshohet se kanë sulmuar mjekun.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa priten detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të Martin Prengës dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.