Skip to content

“Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”/ Mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit

protestaa 1

Një numër i madh protestuesish kanë marrë pjesë sot në protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Një pjesë e protestuesve kanë bërë edhe mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit.

“Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet tek Ministria e Arsimit.

Thirrjet e studentëve ishin “Duam të mësojmë, jo të emigrojmë”.

Studentët shprehen se kërkojnë të jetojnë me dinjitet, si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.