Skip to content

“Ora e llogaridhënies po afron!”/ Tedi Blushi thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve: Sot, të gjithë në krah të tyre!

43c1a2ed b8fc 4d42 8712 b619f40e2149 1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi u shpreh në mbështetje të të rinjve, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve është i rëndësishëm për kërkimin e llogaridhënies nga qeveria.

“Sot, të gjithë në krah të studentëve! Thirrje çdo qytetari, çdo prindi, çdo mësuesi dhe pedagogu: Bashkohuni me studentët! Bashkë jemi më të fortë! Ora e llogaridhënies po afron!”, shkruan Blushi.

Në mesazhin e tij, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë përdori edhe tone të forta politike kundër qeverisë, duke deklaruar: “Regjimi do të shembet me çdo çmim nën këmbët e studentëve dhe sovranit”.

Capture