Skip to content

“Rama jep dorëheqjen! E vetmja zgjidhje për krizën”/ Berisha thirrje policisë: Mos thyeni kocka, por rebelohuni! Bashkojuni studentët kundër qeverisë së krimit

Capture 240

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme për krizën në vend.

Gjatë deklaratës së tij nga selia blu, Berisha iu drejtua edhe punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i ftuar të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve dhe të bashkohen me studentët në kundërshtimin e qeverisë.

Kreu i PD-së përsëriti kërkesën për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, duke e lidhur atë me zgjidhjen e situatës politike në vend.

“I bëj thirrje policisë, ju që godisnit qytetarët, ju që thyenit kockat e të rinjve dhe të moshuarve, forca e ligjit do të bjerë mbi ju kudo të jeni.
Policë, ju që shihni se piramida e krimit dhe drogës qëndron mbi ju si shpata e Demokleut, bashkohuni me studentët dhe rebelohuni. Rama të japë dorëheqjen, është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin. Qeveri e përkohshme është kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Përshëndes studentët dhe i siguroj se PD është me to në të gjitha format”, tha ai.