Skip to content

Zjarr brenda Ministrisë së Arsimit/ Revolta e të rinjve vazhdon, nuk largohen nga Rruga e Durrësit

zjarr te nin arsimit

Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve.

Të rinjtë kanë hipur mbi muret e Ministrisë, ndërsa u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë, që të bashkohen me ta.

Rezistenca e qytetarëve vijon që të jetë e fuqishme, duke u përballur me forcat e policisë.

Pavarësisht se policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, këta të fundit janë afruar sërish dhe refuzojnë që të largohen nga Rruga e Durrësit. Tashmë ka një ofensivë nga policia, që po përpiqet të shpërndajë studentët.

Ata shprehen se jetesa në Tiranë thuajse është bërë e pamundur, duke kërkuar ndryshim të sistemit.