Skip to content

Përleshjet te Rruga e Durrësit! Mbërrijnë dy protestues të lënduar te Trauma, ja si paraqitet gjendja e tyre

WhatsApp Image 2026 10 14 at 15.38.54

Përplasjet e dhunshme në rrugët e kryeqytetit po lenë pas edhe pasoja shëndetësore. Nga Spitali i Traumës konfirmohet se sapo kanë mbërritur dy protestues të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit.

Mësohet se të dy të lënduarit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre i është nënshtruar ekzaminimeve paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është shtruar menjëherë në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nga mjekët e shërbimit të urgjencës.

Nderkohë, ekipet mjekësore në Spitalin e Traumës mbeten në gjendje gatishmërie për shkak të situatës ende të tensionuar në terren.