E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

Ende nuk dihen të gjitha temat e bisedimeve mbi tryezë, por kryesorja është ajo e mocionit në Parlament për shkarkimin e presidentit.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka njoftuarme anë të një njoftimi në Twitter se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit.

Ndërkohë, edhe kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar konferencë në orën 17:00. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re