Skip to content

Të rinjtë e Korçës në protestë! Nxënësit ishin mbyllur brenda, protestuesit thyejnë derën e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” (VIDEO)

Korce 1

Edhe Korça në protestë! Gjimnazistët kanë shqyer derën e shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji”, me qëllim lirimin e nxënësve që ndodheshin brenda godinës dhe që kërkonin t’i bashkoheshin protestës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e institucionit nuk i kishin lejuar nxënësit të dilnin nga shkolla. Për këtë arsye, gjimnazistët e tjerë kanë ndërhyrë duke thyer derën, në mënyrë që bashkëmoshatarët e tyre të mund të dilnin dhe t’i bashkoheshin protestës.

Pamjet filmike tregojnë momentin e thyerjes së derës së shkollës.