Skip to content

Aksident i rëndë në Starovë të Pogradecit, humb jetën drejtuesi i motorit

aksident 8

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Starovë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Vali Maxhari.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.