Skip to content

Përleshje me policinë pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, 10 të shoqëruar, 5 efektivë në spital

Durres 1

Kanë nisur shoqërimet e protestuesve në Durrës, pas përleshjeve me policinë pranë Drejtorisë së Policisë në qytet. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se 10 protestues janë shoqëruar, ndërsa 5 efektivë janë në spital.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe akte dëmtimi.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë djegur stola, kanë thyer xhama të disa institucioneve dhe kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore.