Skip to content

“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht” – Studentja në protestë: S’mund të blenë vila si Balluku me taksat tona! Të rinjtë i tërheqin zvarrë, Vlora Hysenin e zbresin si zonjë

ewfewrewr

Një studente ka përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërsa ndodhet në protestë me të rinjtë e tjerë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. E reja thotë se kanë dalë në shesh për tre muaj dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, dhe se askush nuk i ka dëgjuar.

Ajo thotë se të gjithë institucionet shtetërore duhet të shkatërrohen, ndërsa kërko ndjesë për çdo biznes privat të prekur.

Studentja u përlot teksa tha se është e vetme në Shqipëri për shkak të familjen i ka jashtë, ndërsa shtoi se pushtetarët nuk mund të vjedhin dhe të pasurohen me taksat e tyre.

“Ju edhe të gjithë këta të tjerët ta dini shumë mirë se do t’iu vijë fundi. Ai dhunon me shkop gome. Mund të vdesin njerëz këtu. A dini se çfarë ndodh nëse një student ndërron jetë këtu. E ke të gjithë kombin në këmbë. Po na marrin të ardhmen. Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste. Po flas unë.

Çfarë duam ne? E para dorëheqjen e Ramës se na e ka nxirë jetën. E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Të mos vriten më avokatë, siç u vra ai atje. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet. Këtë duam ne. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Po kërkojmë të drejtat minimale. Të gjitha bankat t’i ndjekin, çdo institucion të djegin. Kërkojmë për privatet që janë djegur. Mund të jenë prekur, unë si studente iu kërkoj falje.

Të tjerët të digjen dhe t’u vihet flaka. E para nga parlamenti. Del edhe flet Kiduina dhe Zegjineja e thonë se këta nuk janë studentë. Unë kam studiuar në Fakultetin Ekonomik. Më është dashur për 5 vjet që të shkoj në punë dhe shkollë. Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnjë familjar. Motrën, vëllai i kam të larguar. Edhe prindërit në emigrim. Prandaj kam dalë këtu. Edhe prindërit duhet të na mbështesin.

Nuk ka më rrugëzgjidhje, të pasurohen ata me taksat tona. Të blejnë vila. Të jetojnë nëpër apartamente apo Belinda Balluku. Të tërhiqen zvarrë studentët që nuk kanë bërë asgjë dhe të punojnë një kundër 6 ndërkohë që Vlorën që del me Ergys Agasin ta zbresin si zonjë nga makina. A nuk është e dhimbshme kjo?”, tha mes të tjerash ajo.

Ajo shtoi se nuk do të heqin dorë nga revolta.

“Bëjmë kulla të bukura. Ku do të arrijmë ta blejmë ndonjëherë kullën e tyre, me 530 mijë lekë në rrogë. Detyrohemi të jetojmë në shtëpi me goca që nuk i njohim fare. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër, studentët nuk ndalen më. Le të dhunojnë sa të duan, zërin tonë nuk mund ta mposhtin. Vetëm nëse na vrisni, nuk do të na shihni më këtu. Nuk kemi më ca humbim.”