Skip to content

‘Pa ikur kryeministri, s’do ndalojmë’, protestuesi: Pakënaqësi e madhe qytetare, të gjithë në shesh

kombetare1

Ka nisur protesta e katërt qytetare kundër qeverisë sot më 16 tetor.

Një nga protestuesit u shpreh se pa ikur kryeministri Rama nga pushteti, tubimet nuk ndalojnë.

Ndërkaq, një protestuese theksoi se ka një pakënaqësi të madhe edhe në radhët qytetare.

Protestuesi: Pa ikur Rama nga pushteti, nuk do ndalojmë. Do të vijnë të gjithë studentët në tubim.

Protestuesja: Është një pakënaqësi e madhe qytetare, mos harrojmë se ne jemi kombi i Ilirëve dhe Dardanëve.

Kjo do të shkruhet në histori. Të gjithë kërkojnë një reflektim nga ana e qeverisë. Duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë.