Skip to content

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit

BeFunky collage 1 scaled

Gjatë protestave të zhvilluara mbrëmjen e sotme në Tiranë, është dëmtuar një autoambulancë, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe mbarëvajtjen e shërbimit të urgjencës mjekësore.

U bëjmë apel qytetarëve dhe protestuesve, të mos pengohet puna e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantohet kalimi i lirë i ambulancave, në mënyrë që secili i lënduar të marrë ndihmën mjekësore.

WhatsApp Image 2026 10 17 at 19.00.57 1

Kjo është dita e 5 e protestës në Tiranë dhe në disa qytetet të vendit.

Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Atyre u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme. Mësimi është bojkotuar në universitete në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, si dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit.