Gaz lotsjellës, gurë, ujë me presion sprej me piper, shkop gome , plumba gomë janë përdorur në protestën e sotme kundër studentëve e gjimnazistë.
Një protestë që nisi te “Rruga e Durrësit” te Ministria e Arsimit, dhe u përshkallëzua në përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
Efektivët e policisë kanë përdorur një dhunë barbare ndaj të rinjve, gjatë protestës, por edhe gjatë shoqërimeve.
Protesta e studentëve në Tiranë, vijon prej pesë ditësh.
Situata ka qenë e tensionuar gjatë një pjese të mirë të ditës, ndërsa prania e forcave të rendit dhe mbërritja e efektivëve të RENEA-s gjatë pasdites kanë shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të zhvillimeve.
Që në nisje rreth orës 9:00, protesta është karakterizuar me tensione të larta në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.
Pjesëmarrësit kanë vijuar qëndrimin e tyre në protestë.
Theksojmë se protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama. Protesta u mbyll rreth orës 10:00 duke shënuar rreth 13 orë protestë, rezistencë, revoltë e përplasje.
