Skip to content

FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome

BeFunky collage scaled

Gjatë protestës së sotme, policia ka përdorur plumba gome ndaj protestuesve, duke lënë dhjetëra prej tyre të dëmtuar.

Një prej të rinjve të plagosur ka rrëfyer momentet e përplasjes me policinë, duke treguar se u godit me plumb gome teksa po bënte thirrje për bashkim. Pas incidentit, ai ka marrë ndihmën mjekësore.

“Po bëja thirrje të bashkoheshim, na ndanë me molotov, më goditën me plumb gome. Nuk e dallova mirë, sepse u trullosa. Këta janë kriminelë, nuk janë policë. Janë kundër popullit. Mos u dorëzoni, shqipe, ai do të ikë, ne këtu do të jemi. Nuk ka plumba gome që na godasin neve”, deklaroi i riu pas marrjes së ndihmës mjekësore.

853048760 1121972630788051 2088353150285183078 n

Gazeta Shëndeti u bën thirrje instiucioneve shendetesore qe të gjithë personat e dëmtuar gjatë protestës të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Çdo dëmtim duhet trajtuar me seriozitet, veçanërisht në rastet e goditjeve në kokë, sy apo pjesë të tjera të trupit, si dhe kur shfaqen marramendje, turbullim i shikimit apo humbje e vetëdijes.

854557805 1872418287073489 5288409063674298413 n