Skip to content

Sa të plagosur nga protesta janë te Trauma? MSH: Në spital një adoleshent, gazetare dhe një…

Capture 355

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranës.

MSH shprehet se në spital është një adoleshent, një gazetare dhe një efektiv.

Gjendja e tyre është stabël.

Në njoftim theksohet se është përhapur një informacion i rremë sikur ka humbur jetën një 14-vjeçar. Saktësohet se lajmi është tërësisht i rremë e nuk ka asgjë të vërtetë.

Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:

Një efektiv policie

Një minoren (15 vjeç)

Një përfaqësuese e medias,

Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.