Skip to content

Policia ndjek protestuesit drejt Zogut të Zi, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

kazanet1

Protesta e qytetarëve duket se nuk po mbahet vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta është “zhvendosur” edhe tek zona e Zogut të Zi, pranë Staionit të Trenit.

Në këtë zonë, policia ka ndjekur protestuesit. Këto të fundit kanë djegur koshat e mbeturinave.

Ndërsa, edhe autobotët e ujit janë në terren, të cilët përpiqet që të shpërndajnë protestuesit.

Policia dhe protestuesit janë përballë me njëri-tjetrin, teksa “beteja” vazhdon në rrugët e kryeqytetit.