Skip to content

Protestat masive kundër qeverisë në Tiranë, anulohet takimi i Ramës me kancelarin austriak

rama protesta

Ndërsa Tirana po zien në protesta dhe mbarë Shqipëria, kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një takim me kancelarin e Austrisë në Vjenë.

Por se ky takim është anuluar. Anulimi vjen, pas situatës të pazakontë në Shqipëri, ku studentët janë ngritur kundër qeverisë.

Studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Ata shprehen se Rama duhet të ikë, që gjërat të ndryshojnë. Studentët kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke theksuar se jetesa në Tiranë është bërë thuajse e pamundur.