Skip to content

Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre

853048760 1121972630788051 2088353150285183078 n

Kirurgu Gëzim Xhepa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me plumbat e gomës që policia e shtetit ka përdorur ndaj protestuesve.

Ai shprehet se në lartësinë kokë qafë janë të rrezikshme, për invadilizim të përjetshëm në zonën e syve, për rrezik jete në zonën e veshit, dhe shok të rëndë në zonën e grykës.

Në reagimin e tij ai i ka bërë thirrje Policisë të ndërpresë përdorimin e tyre

“Plumbat e gomës, tashmë të konfirmuar, në lartësinë kokë qafë janë të rrezikshme, për invadilizim të përjetshëm në zonën e syve, për rrezik jete në zonën e veshit, dhe shok të rëndë në zonën e grykës…!!! Si mjek i kërkoj aksit drejtues të policisë së shtetit të ndërpresë përdorimin e tyre, se është bashkëfajtore në komplikacionet e tyre, pasi tashmë është e provuar se janë përdorur nga efektivë jo profesionistë, për shkak të lartësisë së qitjes…!!!”, thuhet në reagim.