Skip to content

Polici tenton t’i heqë telefonin/ Shefi i Rendit debaton me gazetarin Stafa: Çfarë ke që filmon! (VIDEO)

policia perplasje

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në sheshin Skënderbej, afër Bankës së Shqipërisë. Shefi i Rendit në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Kongres Metushi ka tentuar që të pengojë gazetarin Osman Stafa teksa bënte punën e tij, ndërsa tentoi t’i merrte telefonin.

“Ça ke që filmon?! Ngele tërë kohës duke na filmuar!”-i kthehet polici Stafës. Ndërkohë ky i fundit reagon duke shtuar; “Gangster je ti? Unë filmoj ça të duash

Stafa ishte duke filmur një moment kur policia ka ndaluar një grup të rinjsh që qëndronin në shesh, ndërkohë policia duket se është bezdisur

Për më tepër shihni videon.