Skip to content

Nxënësit në Mirditë bojkotojnë mësimin, protestuesit bllokojnë “Rrugën e Kombit”, i vihet flaka gomave, tym në zonë

zjarri

Një pjesë e nxënësve në Mirditë i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor, ndërsa protestat janë zhvendosur edhe në qytetin e Rubikut, ku të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, ndërsa është bllokuar rruga.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur goma, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”.

Situata në Rubik shënon zgjerimin e protestës, ndërsa bojkoti i mësimit në Mirditë tregon se edhe nxënësit po i bashkohen reagimeve.