Studentë, protestues ishin vendosur te Parku Rinia, paqësisht. Policia nuk është kursyer dhe ka nisur ndërhyrjen në mënyrë të beftë edhe ndërsa të rinjtë nuk po sulmonin apo godisnin.
Nga forcat e policisë është hedhur masivisht ujë më presion në drejtim të protestuesve.
Në drejtim të të rinjve është qëlluar edhe me plumba gome.
