Skip to content

Po filmonte shoqërimin e protestuesit, policia sulmon me spraj me piper gazetarin e News24, Marsel Rupi

MAREL RUPI

Gazetari i News24, Marsel Rupi, është sulmuar me spraj piperi nga policia pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po filmonte shoqërimin e një protestuesi.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi pasi gazetari po filmonte ndërhyrjen e policisë dhe kërkonte vazhdimisht shpjegime nga efektivët se përse po shoqërohej personi në fjalë.

Gjatë këtij momenti, gazetari u godit me spraj piperi, duke pësuar irritim dhe shqetësime të forta në sy.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur vijojnë tensionet dhe shoqërimet e protestuesve në Tiranë. Për më tepër, ndiqni pamjet nga incidenti.