Skip to content

PAMJE TË RËNDA/ Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

800 0 1792338533xwhatsapp video 2026 10 18 at 54654 pm00 00 06 074still001 851

Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues të maskuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

I gjakosur, i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë që ndodheshin në terren për të ruajtur rendin.

Po ashtu, atij i ka ardhur në ndihmë edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake në Tiranë.

‘Shyqyr që dole gjallë’- dëgjohet t’i thotë qytetarit një prej efektivëve të Policisë.

Por i lënduar nga sulmet e protestuesve ka mbetur edhe një efektivë policie, i cili pavarësisht se është i gjakosur në fytyrë, i vjen në ndihmë qytetarit të dhunuar.