Skip to content

Efektivët e dhunuan dhe i thyen këmbën, 19-vjeçari nuk ishte protestues, por kalimtar

WhatsApp Image 2026 10 13 at 11.39.56 PM 1024x576

I riu që u dhunua nga efektivët e Policisë gjatë tubimit të sotëm në Tiranë nuk ishte pjesë e protestës, por kalimtar.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, ka mësuar se 19-vjeçari nuk ishte në protestë, por ndodhej në një lokal. Pasi është larguar nga lokali, ai është përfshirë në turmën e protestuesve, ku më pas, sipas raportimeve, policia e ka marrë dhe e ka dhunuar.
Të riut nga Librazhdi, si pasojë e dhunës, i është thyer këmba dhe ai ndodhet në Spitalin e Traumës.