Skip to content

Ovacione dhe duartrokitje/ Të gjithë kundër Ramës! Turmës së protestuesve para Kryeministrisë i bashkohen studentët e Mjekësisë

Capture 444

Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Mbërritja e studentëve të rinj është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë para godinës së qeverisë dhe të kërkojnë largimin e Ramës.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” janë thirrjet që shoqërojnë protestën, ndërsa pjesëmarrësit përsërisin edhe kërkesat për lirimin e studentëve të ndaluar.