Skip to content

Mesazhi i fortë i pedagoges nga protesta: Rrugë pa kthim, kemi hyrë në një epokë të re. Kjo rini ka bë

PEDAGOGIA 1

Një pedagoge pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka shprehur indinjatën për dhunën e pretenduar policore ndaj studentëve dhe të miturve, duke deklaruar se ka parë vetë pamjet e goditjeve ndaj të rinjve.

Ajo tha se nuk ka pasur studentë të dhunshëm dhe akuzoi Policinë se i ka ndjekur protestuesit deri në banesat e tyre, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Pedagogia ngriti gjithashtu shqetësimin për efektivët pa numra identifikues dhe emra, ndërsa u shpreh se do të vijojë të qëndrojë në protestë në mbështetje të studentëve.

“Jam tmerruar me pamjet e dhunës. Kam parë me sytë e mi goditjet ndaj fëmijëve. Ata nuk njohin asgjë. Policia ka tejkaluar çdo limit. Unë nuk kam studentë të dhunshëm, s’kam parë të tillë. Studentët janë përndjekur këmbë pas këmbë, nëpër shtëpi, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës.

Jam e indinjuar me policinë, por e kam gjetur veten duke folur me veten, se janë policë pa numra dhe emra. Kemi hyrë në një epokë të re, rrugë pa kthim. Ky brez është guximtar, kokëfortë, ka të drejtën me vete. Është ndërtuar një model i ri qeverisjeje. Kam bërë një shkollë demokracie këto katër muaj. Do ta fitojmë patjetër. Do të jemi këtu deri në fund me studentët.”, tha ajo për News24.