Skip to content

Sot Kuvend dhe protestë/ Policia “shtetrrethim” para godinës së Parlamentit, rrethon zonën me gardh metalik (VIDEO)

poliia a

Teksa sot mbahet seancë plenare, policia ka ndërmarrë një seri masash. E gjithë zona përreth Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërkohë që dy autobotë me ujë qëndrojnë aty pranë.

Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj theksoi se në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, të paktën kështu është njoftuar dy ditë më parë. Ndërkohë, në këtë zonë ka prani të forcave policore.

Kujtojmë se sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët. Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore.